Për ne

qaKompania ''KAWA Group'' me pronarët Valon dhe Ahmet Vataj ka një traditë që nga viti 1981. Në fillim

si biznes familjar, pastaj si rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit për cilësi dhe besueshmëri,

bëhet një kompani e madhe që konkurron me dinjitet në tregun e Republikës së Kosovës dhe më gjerë.

Kompania jonë është shumë modeste në premtimet e saja dhe i dëgjon me vëmendje klientët e saj

duke premtuar sa më pak por duke realizuar sa më shumë!

Kësaj radhe kompania ''KAWA Group'' prezenton/konkurron me një kompleks të llojit të vetëm dhe

shumë të veçantë; si për nga pamja e syrit ashtu edhe për nga rehatija e trupit. Me një ambient shumë

relaksues si për të jetuar ashtu dhe për të punuar.

Kompleksi ''KAWA'' do të realizohet ndryshe nga të tjerët, nuk do të jetë vetëm një kompleks

vendbanimi por një kompleks me personalitet që t'u ofroj klientëve tanë qetësi, rehati, komoditet dhe

ngrohtësi. Cilësia dhe garancia që ne ofrojmë është e standardeve shumë të larta në harmoni me

kushtet dhe kërkesat e klientëve tanë, të cilët do të konsiderohen si aksionar të kompanisë sonë dhe do

të trajtohen si pjesë e suksesit tonë.

Do të ofrojmë një ambient të veçantë, ku nuk do të mungojnë as ambientet e lojrave për fëmijë dhe as

ambientet për tërë familjen që të kalojnë orët e pushimit me të dashurit e tyre.

Ne jemi krenar që ofrojmë apartamente në një zonë të qetë dhe me ajër të pastër. Apartamente të një

cilësie dhe sigurie të lartë, me një qasje të lehtë në hyrjet e banesave (qasje edhe për persona me aftësi

të kufizuara), me një dizajnim të veçantë të apartamenteve dhe shkalleve të cilat do të pajisen me dy

ashensor më bashkëkohor.