Historia

qaKompania “KAWA Group” ka mbi tri dekada punë si trashëgimi familjare, duke filluar që nga vitit 1981 në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës. Gjithçka filloi si vazhdim i punës së themeluesit, Milazim Vata. Ai kishte punuar në Slloveni, Kroaci e Zvicër. Që nga ajo kohë “KAWA” kishte një standard tjetër të punës. Me këtë emër funksionon prej vitit 2010.

Kompania ka filluar si biznes i vogël familjar, duke mos u kënaqur kurrë nga ajo që kishin. Puna është mbështetur gjithmonë në arritjen më të lartë. Sot “KAWA” bartë mbi shpinën e saj barrën e kompanisë që ndërton komplekset më të mira dhe më moderne në Kosovë.

“KAWA” suksesin më të madh e ka arritur gjatë vitit 2015, kur kompleksi “Çelësi i Prishtinës” vendosi standardin e ndërtimit në një shkallë tjetër, e pa provuar deri atëherë. Sot kompleksi i lëshuar për banim në disa blloqe dallohet nga të tjerët për elementin e ajrit të pastër në banesa, me mirëmbajtjen e banesave dhe të hapësirës përreth, e shumë tipare tjera që i jetojnë banorët e “Çelësit të Prishtinës”.

“KAWA” ka ndërtuar edhe shumë objekte dhe projekte tjera infrastrukturore. Me punën e kompanisë sonë në afat shumë të shkurtë kohor është sanuar stadiumi “Adem Jashari”, ku është luajtur ndeshja parë ndërkombëtare e Kosovës. Tash për tash “KAWA” po përgatitet të fillojë edhe dy komplekse tjera banesore. E gjitha kjo ende si fillim.

Kompania udhëhiqet nga djemtë e atij që e kishte filluar, Milazimit. Valon e Ahmet Vataj vazhdojnë punën për të udhëhequr kompaninë në frymën e pashmangshme që të mbajnë primatin e ndërtuesit më të mirë të komplekseve banesore.